75 Mall Live Search
22:39 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Piatek me debutim ëndrrash, Milani në gjysmëfinale

Milani ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pasi ka eliminuar Napolin.

Rosonerët fituan me rezultat 2-0 në ndeshjen e cila u zhvilluar në San Siro.

Heroi në këtë ndeshje ishte transferi i janarit, Piatek i cili shënoi dy gola, shkruan Indeksonline.

Polaku realizoi golin e parë me fanellën e Milanit në minutën e 11-të të ndeshjes.

Ai arriti të dyfishoj rezultatin në minutën e 27-të për tu kthyer në njeriun e ndeshjes.

Kjo është fitorja e  parë e Milanit kundër Napolit që nga dhjetori i vitit 2014.

Në gjysmëfinale Milani do të takohet me fituesin e ndeshjes Lazio – Inter. /IndeksOnline/