Newcastle e thyen rekordin në transfere, pak minuta pasi ia humbi busullën Guardiolës
Newcastle United e ka bërë transferin më të shtrenjt në histori të klubit. Pak orë pasi ia prishi planet për titull Pep Guardiolës dhe Manchester Cityt, skuadra e Benitez ka marrë një lajm fantastik.
Drejtuesit e kësaj skuadre kanë arritur marrëveshje me yllin e skuadrës kampione në Amerikë, Atlanta United. Miguel Almiron do të jetë blerja më e shtrenjt në historinë e “laraskave”.

Plot 24 milionë euro do të paguaj Newcastle për mesfushorin paraguajan.
Për këtë futbollist ishin të interesuara shumë skuadrave të njohura evropiane, por që Newcastle e ka fituar garën.
Almiron shquhet për asiste tejet të bukura ndërsa njihet edhe si shënues i shumë golave të bukur./Indeksonline/