MESSI X 1000
Lionel Messi ka arritur shifrën e 1000 ndeshjeve zyrtare në karrierë. Futbollisti më i mirë në histori të futbollit regjistroi të dielën këtë shifër të madhe.
Duke mos llogaritur ndeshjet e luajtura me kombëtaren e Argjentinës, Leo Messi ka luajtur tashmë 1.000 ndeshje me klube.
Sipas të dhënave të ofruara nga ‘MessiStats’, Messi ka arritur 1000 ndeshje si futbollist duke llogaritur edhe ndeshjet e akademisë me Newells dhe Barcelona.
Të dhënat janë si më poshtë:
Newell Old Boys: 176 lojra
Cantera Barcelona: 107 ndeshje
Ekipi i Parë Barcelona (zyrtare): 662 ndeshje
Ekipi i Parë Barcelona (miqësore): 55 ndeshje
Në këto statistika, del se Messi ka shënuar 956 gola, duke llogaritur edhe shënimet e tij në akademitë e skuadrave.
Messi pritet të regjistrojë sot ndeshjen e 1000-të në sfidën e Kupës ndaj Sevillës./Indeksonline/