75 Mall Live Search
15:55 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Në serial kanë probleme, por Xhesika flet për raportet në jetën reale me Sasën

Aktorja e serialit “O Sa Mirë”, Arta Nitaj komentohet shumë për aktivitetet dhe pamjen e saj të jashtme.

Së fundi, ajo ka realizuar një sesion me pyetje në llogarinë e saj në “Instagram”, ku në njërën nga to edhe pyetet se cilën aktore të “O Sa Mirë” e ka përzemër.

22 vjeçarja ka treguar se më përzemër e ka Sasan, me të cilën në serial nuk i përputhen aspak rolet.

“Ardiana Matoshi, e du me shpirt” ka shkruar aktorja.

Ndryshe, Arta është vajza bukuroshe nga Peja e cila shumë shpejt arriti të fitojë famë në publik./Indeksonline/