75 Mall Live Search
19:00 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Kënga e re e Dua Lipës bëhet hit në Apple Music

Dua Lipa para gjashtë ditësh lansoi këngën e re, atë ‘Swan Song’, e cila u prit jashtëzakonisht mirë nga audienca.

Ky projekt muzikor madje u bë një nga këngët më të dëgjuara në botë, këtë e dëshmon edhe postimi i fundit i yllit kosovar, e cila ka treguar se është bërë hit sot në kanalin Apple Music.

Ndryshe billboardi i Dua-s dje është vendosur në Times Square, me rastin e nominimit të saj për artisten më të mirë në botë.

Madje në këtë billboard shkruhej edhe emri i shtetit të Kosovës “Prej Kosovës në Britani”, duke na bërë të gjithëve krenarë./Indeksonline/