75 Mall Live Search
20:32 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Mitchell bisedon me Vuçiq: Kosova të heqë taksën dhe të krijojë kushte për vazhdim të dialogut

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një telefonatë me Ndihmëssekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropën dhe Euroazinë, Wess Michell.

Përgjatë kësaj telefonate, Vuçiq dhe Michell thuhet të kenë diskutuar marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Dyshja diskutuan mënyrat e mundshme për të kapërcyer vonesat në zhvillimin e dialogut si dhe vendosjen e taksës 100% në drejtim të produkteve serbe.

Sipas kabinetit të Vuçiq, Michell ka deklaruar se Kosova duhet të heqë taksën 100% dhe të krijojë kushte për vazhdimin e dialogut midis dy vendeve, transmeton Indeksonline.

Vuçiq ritheksoi se Serbia është e gatshme të rifillojë dialogun, pas heqjes së taksës./Indeksonline/