75 Mall Live Search
22:39 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Chelsea me humbjen e dytë radhazi, “shokohet” nga Bournemouth

Bournemouth ka mposhtur Chelsean me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së 24-të të Premierligës.

Skuadra e Sarrit nuk bëri paraqitje të mirë në këtë ndeshje duke dështuar të ketë një organizim për të shënuar.

Dy golat për vendasit në këtë ndeshje i shënoi Joshua King në minutën 47-të dhe 74-të, një David Brooks në minutën e 63-të dhe Carlie Daniels në minutat shtesë.

Pas kësaj humbje, Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 47 pikë, aq sa ka Arsenali në vendin e pestë dhe dy më shumë se Manchesteri në vendin e gjashtë. /IndeksOnline/