75 Mall Live Search
17:24 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Pa e mbajtur asnjë orë mësimi, mësimdhënësit marrin pagat e janarit

Mësuesit, arsimtarët, profesorët e në përgjithësi anëtarët e sindikatës së SBASHK-ut që janë në grevë që gati 3 javë i kanë marrë pagat e muajit janar.
Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin janar për të të gjithë shërbyesit e administratës publike, përfshirë edhe mësimdhënësit.

Pavarësisht krizës së paralajmëruar nga ana e Ministrisë së Financave për shkak të mosvotimit të buxhetit, mësimdhënësit sot kanë marrë pagat e muajit të parë të vitit.

Kujtojmë që mësuesit, arsimtarët dhe profesorët këtë muaj nuk kanë mbajtur asnjë orë të vetme, në përjashtim të disa profesorëve në universitetet publike./Indeksonline/