75 Mall Live Search
17:58 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Edon Zhegrova ndjek rrugën e Shaqirit, kalon te kjo skuadër e njohur evropiane

Edon Zhegrova ka arritur marrëveshje me skuadrën e njohur evropiane, Basel. Gazetari kosovar, Arlind Sadiku ka njoftuar lajmin ekskluziv.

Supertalenti i Kosovës do t’i bashkohet Baselit në formë huazimi nga Genku, me mundësi të blerjes së kartonit të tij në verë.

Milan ishte skuadra e madhe evropiane e interesuar për Zhegrovën, por që Basel ka arritur të bindë sot zyrtarët e skuadrës belge.

Zhegrova do të jetë kosovari i radhës që do të luaj te Basel pasi që pjesë e kësaj skuadre janë edhe Ajeti e Xhaka, ndërsa kanë kaluar emra të njohur si Shaqiri e Xhaka./Indeksonline/