19 aksidente trafiku e 26 arrestime brenda një dite
Gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 19 aksidente.
Ky numër është shumë më i vogël se ditë më parë ku numri i tyre ka arritur deri në 60 aksidente.
Ndërsa, numri i tiketave është rritur, ku për 24 orë janë shqiptuar 1223 tiketa, transmeton Indeksonline.
Policia dje poashtu ka arrestuar 26 të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prej tyre, 14 janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/