Ndodh në Serie A, transferimi kryhet në qendër tregtare
Dita e djeshme ka shënuar edhe mbylljen e afatit kalimtar të janarit me skuadrat që kanë bërë dhe lëvizjet e fundit për pjesën e mbetur të sezonit.
Kështu, një nga afrimet e shumta të bëra në Itali, ishte portieri brazilian Gabriel Brazao i cili u transferua te Parma, por sipas me marrëveshjes, më vonë do të kalojë tek Interi.
Kur gjithçka ishte gati për transferimin dhe palët kishin rënë dakord, në hotelin ku ishte akomoduar portieri është prishur printeri dhe ishte e pamundur që të printoheshin letrat e nevojshme.
I përballur me këtë situatë, portierit i është dashur të dalë për të kërkuar një printer tjetër.I shoqëruar nga rojet, ai ka shkuar në një qendër tregtare aty ku ka gjetur një printer dhe ka plotësuar të gjitha letrat e nevojshme për të realizuar këtë transferim në Itali.
Deri në fund të sezonit, Brazao luan për Parmën dhe më pas, transferohet tek Interi.