21 persona të vdekur nga të ftohtit në SHBA
Të paktën 21 njerëz kanë vdekur në një nga goditjet më të këqija të ndodhur në dekada në Midwest në SHBA.
Nëntëdhjetë milionë njerëz ose një e treta e SHBA-së kanë përjetuar temperatura prej -17C (0F) ose edhe më poshtë.

Rreth 250 milionë amerikanë në përgjithësi kanë përjetuar kushtet e “vorbullës polare”.
Spitalet kanë trajtuar pacientët nga shtetet të ndryshme që raportojnë ngrirje në pjesë të ndryshme të trupit .
Pritet përmirësimi i kushteve atmosferike nga fundjava.


