75 Mall Live Search
20:34 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Veseli: Pesë pare për Gjykatën Speciale nuk i jepi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një polemike me deputeten nga LDK-ja, Besa Gaxherri, ka thënë se nuk i frikohet Gjykatës Speciale.

“Pesë pare s’i jap për Gjykatën Speciale”, ka thënë ai.

E gjithë polemika ka nisur kur Gaxherri ia ka përkujtuar Veselit se si fillimisht ka thënë se është ideator i taksës ndaj Serbisë, e më pas ka kërkuar heqjen e saj.

Por, Veseli ka kërkuar dëshmi se kur ka thënë se është për heqjen e kësaj takse.