EKSKLUZIVE: Çka po ndodhë me kapitenin e Kosovës?
Portieri i Kosovës Samir Ujkani, verën e kaluar ishte transferuar nga ekipi italian Cremonese te Rizespor. Por karriera në Turqi nuk i ka shkuar ashtu siç pritej.
30 vjeçari ka luajtur vetëm 44 minuta në Superligën e Turqisë dhe 4 ndeshje në Kupë. Zgjedhja e parë e Rizesporit vazhdimisht ka qenë portieri turk Gökhan Akkan.
Drejtori sportiv i Rizesporit, Okan Buruk ka deklaruar për mediumet turke se klubi ka vendosur që të mos e përfshij Ujkanin në ndeshjet zyrtare në vazhdim të edicionit.
Kjo për shkak të numrit të limituar të futbollistëve të huaj që lejohen të ftohen për një ndeshje.
Sipas burimeve të Indeksonline, Ujkani do të mbetet deri në verë te Rizespori ku do të vazhdoj stërvitjet dhe në afatin e ardhshëm kalimtar do të largohet nga qyteti bregdetar Rize. /Indeksonline/