EKSKLUZIVE: Vedat Muriqi flet për Indeksonline pas fitores ndaj Erzurum
Skuadra e Vedat Muriqit, Rizespor ka shënuar të dielën fitore 1-0 në udhëtim ndaj Erzurum. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Fernando Boldrin. Muriqi pati performancë të mirë dhe u vlerësua me notë të lartë. Pas ndeshjes 24 vjeçari dha intervistë ekskluzive për Indeksonline.
“Ka qenë fitore shumë e rëndësishme për neve ngase Erzurum Spor është direkt me neve në luftë për mbijetëse. Arritëm fitoren e tretë radhazi, ishte tepër e rëndësishme sepse dolëm nga zona e rrezikshme dhe për këtë jemi të lumtur. Shpresojmë që edhe javën e ardhshme kundër Antalyasporit të vazhdojmë me fitore.
Sa i përket formës personale, kam thënë gjithmonë që nuk është shumë me rëndësi a jap gol apo asistoj, e rëndësishme është të fitoj ekipi. Kur po luajmë si grup mirë, jemi të gjithë më të kënaqur. Deri në këë javë kam pasur paraqitje të mira por shpresoj që në javët e mbetura të luaj edhe më mirë, me gola, asistime dhe fitore” deklaroi Muriqi.