Shaqiri: “Tifozët janë më nërvoz se futbollistët”
Futbollisti shqiptari i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri në një intervistë për mediumin Sky Sports, ka thënë se futbollistët janë të qetë dhe nuk ka presion për triumfin në Premier Ligë. “Ndoshta tifozët janë më nërvoz se ne. Kjo është normale. E njejta situatë ka qenë edhe Bayerni kur kam qenë atje. Ne nuk bëhemi nërvoz, vetëm luajmë lojën dhe provojmë të fitojmë çdo ndeshje dhe të punojmë sa më tepër që mundemi” deklaroi Shaqiri.
Këtë muaj Liverpooli do të ketë orar mjaft të vështirë, pasi që luan me Bayernin e Mynihut në Champions Ligë, pastaj me Manchester United e Evertonin në Premier Ligë.
“Çdo lojtar dëshiron të fitoj tituj dhe ky duhet të jetë mentaliteti ynë për të qenë të suksesshëm. Fillimisht duhet të sigurojmë pjesmëarrjen në Champions Ligë pastaj do të kërkojmë për të bërë gjëra më të mëdha” përfundoi 27 vjeçari. /Indeksonline/