Turisti spanjoll grushtohet në ndeshjen e NBA me policë amerikanë, e presin 10 vite burg
Adrián Montero Mato është emri i turistit spanjoll që do të vuaj burgun pas një kacafytje që kishte me policët amerikanë.
23 vjeçari nuk po mbante qetësinë dhe po provokonte disa tifozë afër tij. Për këtë kanë ndërhyrë dy policë amerikanë të cilët ia kanë tërhequr vërejtjen.
Por, turisti spanjoll nuk i është përfillur vërejtjeve të policëve duke u përfshirë në përballje fizike me ta. Kjo ndodhi të enjten e kaluar në Arenën American Airlines, gjatë takimit të NBA në mes të Miami Heat dhe Chicago Bulls.
Ky 23 vjeçar akuzohet nga Policia e Qarkut në Miami për katër krime: sulme ndaj një oficeri, rezistencë ndaj dhunës ndaj një oficeri, sjellje të çrregullt dhe çrregullime dehëse.
Spanjolli mund të dënohet me 10 vite burg për këto vepra./Indeksonline/