75 Mall Live Search
13:40 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Berisha: Reagimi i BE-së për Trepçë tregon skenarin e rrezikshëm për Kosovën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha thotë se mospranimi i vendimit për Trepçën nga ana e BE-së është skandaloz dhe i papranueshëm.

Sipas tij, Kosova është shtet i pavarur dhe vendimet e saj nuk ka nevojë t’i merr në konsultim me Beogradin. 

Trepça dhe asnjë pasuri tjetër e Kosovës nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.

“Trepça dhe asnjë pasuri tjetër e Kosovës nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë. E kam thënë se BE-ja është në një krizë të thellë politike nga brenda por ne nuk mund ta paguajmë faturën e krizës së tyre”, ka shkruar mes tjerash Berisha.

Ai thotë se vendimi i përbashkët në seancën e së shtunës për Trepçën është vendim i madh për të ardhmen e gjigandit tonë ekonomik.

Shkrmi i tij i plotë në Facebook:

Reagimi i BE-së për Trepçë tregon skenarin e rrezikshëm për Kosovën që përfolet kohëve të fundit!

Mospranimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës për Trepçën nga ana e BE-së është skandaloz dhe i papranueshëm.

Kosova është shtet i pavarur dhe vendimet e saj nuk ka nevojë t’i merr në konsultim me Beogradin. 
Trepça dhe asnjë pasuri tjetër e Kosovës nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.

E kam thënë se BE-ja është në një krizë të thellë politike nga brenda por ne nuk mund ta paguajmë faturën e krizës së tyre.

Vendimi i jonë i përbashkët në seancën maratonike të së Shtunës për Trepçën është vendim i madh për të ardhmen e gjigandit tonë ekonomik.

Trepça dhe pasurit tjera të Kosovës kanë pronarët historik dhe legjitim të saj prandaj llogarisim se pazaret për këto i takojn të kalumes së hidhur historike…

Zafa