75 Mall Live Search
16:54 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kjo grua ka një burrë, një të fejuar dhe dy dashnorë – të gjithë janë të lumtur së bashku

Maria është një grua që filloi të eksploronte seksualitetin e saj në moshën 29 vjeçare.

Ajo e kuptoi ndër vite se ajo cfarë e tërheq më së shumti ishin marrëdhëniet poliamoroze, që do të thotë se ajo është e interesuar të ketë një marrëdhënie me më shumë se një partner.

Poligamia ka ekzistuar anembanë globit për shekuj me radhë. Me tregimet e llojeve të marrëdhënieve që ndodhin në të dhënat historike në mbarë botën.

Por termi “Polyamory” nuk u ngrit deri në vitet 1990.

“Polyamory” përshkruhet si dëshira për marrëdhënie intime me më shumë se një partner, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, ndryshe nga tradhtitë që bëhen në lidhje, ato në marrëdhëniet poliamoroze janë të qarta në lidhje me qëllimet e tyre në fillim dhe bëjnë të gjithë të përfshirët të kenë miratim mes vete.

Nëse nuk jeni plotësisht i bindur se një marrëdhënie e tillë ka ndonjë praktikë në botën e sotme, mund të jeni gabim.

Maria është e martuar me një burrë, ndërsa është e fejuar me një tjetër, së bashku me dy të dashurit.

Ajo tregoi historinë e saj në Metro, duke shpjeguar se ajo filloi të eksploronte seksualitetin e saj vonë në moshën 29 vjeçare.

Ajo rrëfen ndër tjerash: “Ndonjëherë kisha ndjenja për njerëzit e tjerë, por ndjehesha fajtor për ta bërë këtë dhe vetëm e merrja atë si një shenjë se unë nuk e dua burrin tim të mjaftueshëm.

Kur martesa nuk punonte, takova dikë tjetër dhe fillova një marrëdhënie monogame me të, deri perfundova ketu ku jam sot”.