Marotta gëzon Spallettin: Nuk kam shkarkuar asnjë trajner në 22 vite karrierë
Drejtori Gjeneral i Interit, ka shuar mundësitë e largimit të Luciano Spallettit.
Giuseppe Marotta, ka folur rreth situatës së Spallettit në stolin zikaltër. Trajneri i Interit i ka lëkundur fort pozitat e tij pas rezultateve të fundit negative.
Në një intervistë për Sportsmediaset, Marotta tha: “Spalletti është i konfirmuar, nuk mund të flitet për një stol në rrezik”. “Në 22 vite si menaxher në Serie A nuk kam shkarkuar ndonjë trajner. Për të shkarkuar një trajner duhet të kemi kushte të veçanta dhe këtu nuk ekzistojnë. Spalletti do të jetë me ne”.
Më pas ai përmendi edhe disa objektiva që skuadra duhet të arrijë deri në fund të stinorit.
“Ka disa objektiva që duhet të arrihen, atëherë do t’i bëjmë vlerësimet tona. Kultura e fitores duhet të përmirësohet” përfundoi Marotta.