75 Mall Live Search
10:05 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Britaniku vrapon për bamirësi në Prishtinë

Ka nisur te NEW BORN, maratona e paralajmëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Connell, që organizohet nga Nick Butter, në mënyrë që mblidhen para për kancerin e prostatës.

Pak njerëz iu kanë përgjigjur këtij vrapimi bamirës.

Ambasadori shkroi edhe një status mbrëmë në llogarinë e tij në Facebook, duke i bërë thirrje popullit të Kosovës pas njihen për bujari dhe mikpritje.

“Dilni nesër për të vrapuar në 08:45 tek NEWBORN.

Nick Butter (Running The World 196) është një ultra maratonë britanike, që po bëhet në çdo vend të botës, për të mbledhur para për kancerin e prostatës. Është një gjë e mahnitshme për ta bërë. Nesër po bëhet një maratonë në Kosovë. E di se do ta donte mbështetjen e popullit të Kosovës, të cilët njihen për bujarinë dhe mikpritjen e tyre”, ka shkruar ai.