75 Mall Live Search
11:00 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Afër personit të pajetë në parkun e Podujevës, Policia gjen një pistoletë

Një person i pajetë është gjetur dje pasdite në qytetin e Podujevës, përkatësisht te pishat.

Dje, Indeksonline raportoi  se personi i gjetur i vdekur është F.E nga fshati Shtedim dhe punëtor i Komunës së Podujevës.

Policia në raportin 24-orësh sot ka njoftuar se në afërsi të viktimës është gjetur edhe një pistoletë.

“Raportohet se pa shenja jete është gjetur viktima mashkull K-Shqiptar. Në afërsi të viktimës është gjetur edhe një pistoletë. Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky rast në Polici është klasifikuar si ‘Hetim mbi vdekjen’./Indeksonline/