75 Mall Live Search
12:25 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Restauranti në Beograd që shërben ushqime vetëm të shteteve që s’kanë njohur Kosovën

Derisa në Serbi po bëhet shumë punë që të binden shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta tërheqin atë, aty edhe dikush bën diçka interesante.

Bëhet fjalë për një restaurant i cili shërben specialitete vetëm të vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Menyja e këtij restoranti që gjendet në Beograd përcaktohet nga politika. Sipas një punëtori që punon në këtë restorant, që nga viti 2017 kanë vendosur që të shërbejnë vetëm gatime të shteteve të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ne përgatisim specialitete nga 65 vende të ndryshme të botës, 13 prej të cilave tashmë kanë një vend special në meny, pasi e kanë tërhequr njohjen për Kosovën”, ka thënë njëri nga punëtorët.