75 Mall Live Search
17:18 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

OKB vendos që të zvogëlohet numri i takimeve për Kosovën pas presionit të SHBA-ve dhe aleatëve evropian

Këshilli i Sigurimit kanë rënë dakord që numri i takimeve mbi çështjen e Kosovës të zvogëlohet.

Ky vendim erdhi pas presionit të SHBA-ve dhe aleatëve të saj evropian, transmeton Indeksonline.

Arsyeja ishte se trupat më të fuqishëm të OKB-së kanë krizë për të diskutuar.

Tash, nga viti i ardhshëm do të mbahen vetëm nga dy takime mbi Kosovën. Në vitet e kaluar ky numër ishte tre takime.

Vlen të theksohet se në katër takimet e fundit të Këshillit të Sigurimit që janë mbajtur, tri kanë qenë mbi çështjen e Kosovës. /Indeksonline/