75 Mall Live Search
23:59 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Erdogan telefonon Vuçiqin, i garanton miqësi Turqi-Serbi!

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike. 

Gjatë kësaj bisede, siç raportojnë mediat serbe, ata kanë theksuar përkushtimin e dy vendeve për të rritur marrëdhëniet politike dhe ekonomike, transmeton Indeksonline.

Vuçiq i ka bërë thirrje Erdoganit që ta vizitojë Serbinë gjatë këtij viti për të mbajtur Sesionin e Dytë të Këshillit të Lartë për Bashkpunim.

Presidenti serb ia ka ritheksuar Erdoganit që mbështetja e tij për investime turke në Serbi është  me rëndësi të madhe.  Tutje, Vuçiq e falënderoi presidentin turk për ligjin e eksportit, mbështetjen e ndërtimit të autostradës Beograd-Sarajevë dhe mbështetje për  paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Kurse, Erdogan është shprehur i lumtur që shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kanë kaluar shumën një miliardë euro.

Gjithashtu, presidenti turk është shprehur se e mbështet politikën e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor të udhëhequr nga Serbia dhe presidenti i saj.

Erdogan ritheksoi se Turqia do të bëjë gjithçka për të ruajtur dhe përmirësuar marrëdhëniet miqësore me Serbinë./Indeksonline/