Nuk po ka kush e ndal Manchester Unitedin, viktima e radhës Fulhami
Që nga ardhja e Ole Solskjaer ekipi i Manchester United nuk di për humbje. Sot ata mposhtën ekipin e Fulhamit me rezultat 0-3.
Paul Pogba pas një asistimi të Martial në minutën e 14-të hapi llogarinë për ‘Djajët e Kuq’, transmeton Indeksonline.
Nuk shkoi shumë dhe pas një solo-aksioni në minutën e 23-të, Martial shënoi për 0-2. Me këtë rezultatë u mbyll pjesa e parë.
Fulham në pjesën e dytë filluan të kërcnonin portën e e De Geas por ishte përsëri Pogba ai që i dha goditjen përfundimtare.
Në minutën e 65-të u akordua penalti për Unitedin dhe atë në gol e konkretizoi mesfushori francez.
Me këtë fitore Manchester United ngjitet në vendin e katërt me 51 pikë, një më shumë se Chelsea por londinezët e kanë një ndeshje më pak.
Kurse Fulhami me këtë humbje vetëm sa e thellon krizën. Ata gjendën në pozitën e parafundit me 17 pikë./Indeksonline/