75 Mall Live Search
20:50 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

29 vjeçari humb jetën si pasojë e një zënke mes familjeve nga Maqedonia në Austri

Një zënkë ka ndodhur në një lokal ‘shisha’ bar në Austri.

Një 29-vjeçar nga Maqedonia ka vdekur pas lëndimeve të marra nga zënka, shkruajnë mediat austraike.

Sipas raportimeve, e gjitha kishte filluar të premten në mbrëmje në një shisha bar, ku janë pëdorur edhe thika e shkopinj.

Sipas mediave austriake, zënka ka ndodhur mes dy familjeve maqedonase, e cila ka përfunduar me një të vdekur, përcjell albinfo.ch.

Gjithmonë sipas raportimeve, viktima është therur disa herë dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Redaksia e albinfo.ch merr vesh se bëhet fjalë për një të ri 29 vjeç nga Gostivari.

“Një shtetas 29 vjeçar nga Maqedonia nuk u mbijetoi lëndimeve. Nëntë vetë u përfshinë në përplasjen fizike. Trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, është shprehur Prokuroria.