Munishi e quan gjyqtarin “papak”
Ismet Munishi vazhdon me sjelljet e tij të çuditshme.
Pas përjashtimit nga gjyqtari i katërt, Gramos Shala në ndeshjen ndaj Dritës për shkak të protestave të vazhdueshme në vendimet e gjyqtarëve, Munishi nuk është ndalur me kaq.
Ai në profilin e tij në facebook e ka ofenduar gjyqtarin nga Peja, Gramoz Shala.
“I love this game. I love Gramoz papaki also”, ka shkruar Munishi, përcjell Gazetasheshi.com.
Gjithsesi, i mbetet Komisionit Disiplinor të FFK-së të marrë vendim pas përjashtimit të Munishit ndonëse kjo nuk është hera e parë.