Selektori i Danimarkës, Age Hareide trajner i Chelseat?
Mediat norvegjeze kanë raportuar të martën që selektori i Danimarkës, Age Hareide mund të zëvendësoj trajnerin Maurizio Sarri te Chelsea.
Humbja 6-0 nga Manchester City e ka nërvozuar pronarin Roman Abramovich dhe pritet shumë shpejtë që ta shkarkoj italianin.
Hareide ka pasur karrierë të suksesshme si trajner.
Ai e kualifikoi Danimarkën në kampionat botëror dhe e çoi deri në fazën eliminuese ku humbën nga Kroacia pas penalltive.
Danimarka do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Kosovës në ndeshje miqësore. /Indeksonline/