Rusja 80 vjeçare arrestohet se ka vrarë qiramarrësinë e saj, pasi i gjejnë pjesë të trupit në friogrifer
Një grua 80 vjeçare është arrestuar nën dyshimin e vrasjes së qiramarrësit të saj, pasi u gjetën pjesë të trupit të tij në frigoriferin e saj.
Pensionistja po hetohet gjithashtu për dy raste të pazgjidhura të personave të pagjetur në Berezovska, një periferi të qytetit Khabarovsk në Rusinë lindore.
Një gjykatës urdhëroi që ajo të mbahet në paraburgim për dy muaj nën hetim për vrasje.
Oranët e brendshme të qiramarrësit, përfshirë edhe zorrët e tij, u gjetën në frigoriferin e saj, deklauan njoftuan mediat qendrore të Rusisë.
Ajo nuk ka pranuar se ka vrarë 52 vjeçarin, i cili ishte pastrues i rrugëve.
Rasti doli në dritë pasi fëmijët e shokuar duke luajtur pranë bllokut të tyre të apartamenteve gjetën krahun e shkëputur të një njeriu.
Policia zbuloi së shpejti mbetjet e trupit të tij të shpërbërë në një numër të qeseve plastike që ishin zvarritur nëpër rrugë nga qentë.
Gjurmët e gishtërinjve nga pjesët e trupit të qiramarrësit 52-vjeçar ukrainas, çuan në identifikimin e gruas 80 vjecare, thonë raportet.
Kishte pohime lokale se gruaja dyshohet për kanibalizëm, por këto nuk janë konfirmuar nga Komiteti Hetimor i Rusisë.
Pavarësisht nga kjo, një burim zyrtar tha për DVHa media lokale: ‘Zorrët dhe organet e tjera të brendshme të njeriut u gjetën në frigoriferin e saj – ndërsa ajo ajo hodhi eshtrat. /Indeksonline/