Vjehrra ia ndryshon emrin fëmijës, gjatë kohës që nëna ishte duke u shëruar nga prerja cezariane
Një nënë e re zbuloi se si vjehrra e bindi burrin e saj të ndryshonte feshurazi emrin e djalit të tyre, gjatë kohës qe ajo ishte duke u shëruar pas lindjes me prerje cezariane.
Historia e kësaj nëne u bota në “Slate”, kur ajo kërkoi këshilla rreth asaj se cfarë duhet të bëj në lidhje me ndryshimin e emrit të fëmijës së saj, megjithëse ajo kishte dashur të ia vendoste emër tjetër.
“Djali im është dy muajsh dhe unë sapo zbulova se burri im shkroi emrin e mesëm të djalit tonë si “Finlay” në vend të “Finley” në të gjitha dokumentacionet e tij ligjore”, ka thënë ajo.
Ajo është zemëruar kur ka zbuluar dhe i ka kërkuar llogari burrit të saj, i cili i thotë se ishte i gjithë shkaku i nënës së tij.
Sipas saj ajo jeton disa shtete larg tyre, dhe e gjithë kjo kishte ndodhur përmes telefonit.
Nëna e re e quajti atë një “manipulator”, duke thënë se përpjekja për të ndryshuar emrin e djalit të saj ishte ‘mosrespektuese’.
“Ajo e manipuloi burrin tim duke menduar se ishte e mirë të më gënjente mua për diçka aq serioze sa emri i djalit tonë”, shkruante ajo. /Indeksonline/