Modelja bjonde shkoi për të bërë fotosesion në plazh, derri i egër e kafshon në të pasmet e saj!
Modelja nga Venezuela, Michelle Lewin derisa po shëtitej në plazhin “Big Major Cay”, është sulmuar nga një derr i egër.
32 vjeçarja kishte në plan që të njëjtën kohë të realizonte edhe një fotosesion, por që derri i egër e sulmoi keq derisa kafshoi të pasmet e saj.
Pas këtij incidenti, Lewin shpërtheu me të qara dhe videon e reagimit e shpërndau në rrjetet sociale.
Ndryshe, derrat e egër, të cilët zakonisht notojnë në ujërat rreth ishullit janë të njohur për tërheqjen e mijëra turistëve që dëshirojnë të bëjnë fotografi me ta./Indeksonline/