Raste të rralla që ndodhin 1 në 100 mijë, fëmija lind me qesen amniotike
Këto imazhe mbresëlënëse tregojnë një foshnje që ka lindur me qesen amniotike, pa u shpërthyer para se të lindte.
Një rast i tillë ndodh 1 në 100 mijë.
Imazhet e befasishme janë marrë në spitalin Praia da Costa në qytetin e Vila Velhës në shtetin brazilian të Espirito Santo nga fotografja Jana Brasil, e cila specialiohet për fotografi të lindjes.
Në fotografi, foshnja e sapolindur, e emëruar Noah nga nëna Monyck Valasco, mund të shihet brenda qeses amniotike pasi ka lindur me prerje cezariane./Indeksonline/


