75 Mall Live Search
13:31 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Limaj pret në takim komandantin e KFOR-it, flasin për dialogun dhe sigurinë në vend

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Lorenzo D’Addario. 

Në takim Limaj dhe D’Addario, kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë si dhe për aspektin e sigurisë në vend. 

Limaj ka falënderuar komandantin e KFOR-it, për kontributin e dhënë dhe për gatishmërinë e treguar që forcat paqeruajtëse të NATO-s t’i ndihmojnë strukturave të sigurisë vendëse. 

Në cilësinë e bashkëkryesuesit të Delegacionit Shtetëror, Limaj e ka njoftuar ushtarakun italian për finalizimin e Platformës për dialogun me Serbinë. 

“Platforma është një dokument shumë përmbajtjesor që orienton dialogun që do të zhvillohet në Bruksel dhe përcakton pozicionin e shtetit të Kosovës në këtë proces”, ka deklaruar Limaj.  

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Lorenzo D’Addario, siguroi Limajn se KFOR-i është i gatshëm të ofrojë siguri për gjithë qytetarët.