Kelani: Ka rënie të veprave penale në Kosovë
Baki Kelani nga Policia e Kosovës ka dhënë statistika për rastet e veprave penale që janë regjistruar në muajin e parë të këtij viti.
Ai në një konferencë për media ka bërë të ditur se këtë janar, krahasuar me atë të vitit të kaluar, ka një rënie, raporton Indeksonline.
“Në janar të vitit të kaluar kanë qenë 2478 raste, kurse në janar të këtij viti 2138 raste, pra kemi rënie të veprave penale për 13.72%, kurse sa i përket numrit të rasteve në përgjithësi, 3526 sa kanë qenë, tani janë 3057 raste apo 13,35% më pak”, ka thënë Kelani.
Ndërsa sa i përket rajoneve, Kelani ka shtuar se në përgjithësi ka rënie të veprave penale.
Rajoni i Prishtinës për janar ka rënie për 18.84%, rajoni i Prizrenit 9,97%, Peja ka shënuar ngritje për 5,58%, në Mitrovicë të Jugut ka rënie për 3,75%, veri 14,28%, Gjilani 16,44%, Ferizaji 10,86, kurse në rajonin e Gjakovës ka ngritje për 2%. /Indeksonline/