75 Mall Live Search
20:00 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sejdiu: Menduam ta shpallim Pavarësinë me 28 Nëntor të vitit 2007

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se alternativë për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës ishte dhe 28 nëntori i vitit 2007.

Sejdiu ka thënë nuk ishin punët për t’u shpallur Pavarësia me 28 nëntor dhe nevojiteshin edhe disa konsultime shtesë me partnerët ndërkombëtarë”.

“Vizita në Shtetet e Bashkuara në atë kohë ishte shumë domethënëse. Kemi pasur takime edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë dhe Itali, duke kompletuar kështu kompozicionin e ngjarjeve që do të ndodhnin me 17 shkurt”.

Presidenti i parë pas shpalljes së Pavarësisë, thotë se kërkesa për të shpallur pavarësinë me 28 nëntor 2007, ishte më shumë kërkesë e disa institucioneve të kulturës, por ne kishim kujdes nga një reagim i mundshëm i serbëve të veriut.

Duke folur për korrigjimet e mundshme të territorit, Sejdiu ka thënë se mbështet sovranitetin e Kosovës në kufijtë që është njohur nga shtetet e fuqishme.

Sipas tij, iniciativat tjera për Kosovën janë me rrezik për Kosovën.

Për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sejdiu ka thënë se letra e fundit e dërguar për Kosovën nga tre zyrtarë të lartë amerikanë është e pazakonshme, por sipas tij “letra ka qëllime dashamirëse ndaj Kosovës”.

Sejdiu ka thënë se LDK duhet të deklarohet për dialogun, pavarësisht është ose jo pjesë e tij. /dukagjin/