75 Mall Live Search
20:23 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Kosova qe 20 vite s’është mësuar mos ta dëgjoj SHBA-në!

Presidenti i vendit, Hashin Thaçi, ka folur për media pas Konferencës për Siguri që është duke u mbajtur në Mynih të Gjermanisë, ku mes të tjerash ka treguar për kërkesat e BE-së dhe vendeve të tjera ndaj Kosovës.

Ka thënë se çështja e taksës është biseduar me të gjithë, teksa ka shtuar se shtetet e tjera nuk ishin mësuar me Kosovën që refuzon këshillën e SHBA-ve.

“Ka qenë pjesë e bisedës me komisionarin Hahn dhe me gjithë të tjerëve sepse është në fokus për shkak se askush  nuk është mësuar me Kosovën në 20 vite që të mos e dëgjojë këshillën e SHBA-ve, kur e kemi popullatën më pro amerikane  dhe të kemi një qasje të politikave jo dëgjuese dhe jo lojale ndaj SHBA-ve”.

“Kështu që ishte  sugjerim i të gjithëve edhe nga Hahn i cili pritet të marr një rol dialogues në këtë proces për pezullimin e përkohshëm dhe hapjen e mundësisë së dialogut, natyrisht është e pakuptueshme edhe kushtëzimi i dialogut në raport me Kosovën, prandaj pres hapa konkret dhe pozitive edhe për taksën edhe për dialogun”, ka deklaruar Thaçi.