Guardiola befason: Unë i kam fajet që Mahrez nuk po luan
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shprehur i mërzitur për minutat e pakta të futbollistit algjerian, Riyad Mahrez.
Por ai është shprehur optimist që koha e tij do të vijë shumë shpejtë, transmeton Indeksonline.
“Unë nuk mund t’ia jap minutat që ai i meriton, prandaj kërkoi falje. Koha e tij po vjen dhe unë jam shumë i sigurt që ai do të luaj mirë” u shprehë trajneri spanjoll.
“Unë jam arsyeja se pse ai nuk ka luajtur. Ai është i pafajshëm” vazhdoi Guardiola.
“Jam i mërzitur pasi që ai është i pabesueshëm në stërvitje. Ai ka një lojtar shumë i talentuar por në këto momente kemi pesë sulmues” përfundoi trajneri i Manchester Cityt.
Mahrez pritet që sot të jetë pjesë e formacionit startues në raundin e katër të ‘FA Cup’ kundër Newport./Indeksonline/