75 Mall Live Search
13:53 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

U ndanë 700 mijë euro, rrugët e kryeqytetit pa asnjë flamur

Përkundër që komuna e Prishtinës ndau 200.000 euro nga buxheti i saj dhe Qeveria e Kosovës 500.000 euro, për rregullimin e kryeqytetit për festën e pavarësisë, një atmosferë e tillë nuk po mbretëron në Prishtinë.

Nesër është përvjetori i 11-të i Pavarësisë së Kosovës por në rrugët kryeqytetit nuk ka asnjë flamur të vendosur, shkruan Indeksonline.

Indeksonline ka bërë disa fotografi në rrugët e qytetit ku nuk shihet asnjë flamur i vendosur.

Mbetët të shihet deri në ditën e nesërme se a do të ketë flamuj në rrugët kryesore të Prishtinës. /Indeksonline/