75 Mall Live Search
09:50 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Granit Xhaka e feston pavarësinë me këngë popullore

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka njihet për ruajtjën e traditave shqiptare edhe pse është rritur në Zvicër.

Ai është parë të shtunën mbrëma duke festuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në një diskotekë, me këngë argëtuese e popullore, ku performonte Korab Shaqiri.

Në rrjetin social Instagram, ai ka postuar disa video ku shihet afër këngëtarit.

Xhaka njëherit ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë përvjetor të pavarësisë. /Indeksonline/