Ky është vendi ku do t’i vendoset shtatorja Fadil Vokrrit
Një ndër figurat më të shquara të historisë së sportit në Kosovë do të mbetet gjithmonë Fadil Vokrri.
Ai ishte më meritori që futbolli i Kosovës u pranua në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.
Ditë më parë, kuvendi i Kosovës miratoi kërkesën e deputetit Bekim Haxhiu, që legjendës Vokrri t’i ndërtohet shtatorja pranë stadiumit të qytetit që mbanë emrin e ish presidentit të FFK-së.
Shtatorja do të vendoset pranë hyrjes zyrtare të stadiumit. /Indeksonline/
