Elvana Gjata falënderon Kosovën: Ti që më dhuron veç dashuri!
Elvana Gjata mbrëmë ka bërë një rikthim në skenën e muzikës pas një pauze të shkurtër.
Këngëtarja e cila njihet për zërin e saj të mrekullueshëm dhe stilin e veçantë ka zgjedhur pikërisht 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës për të bërë një rikthim të madh, shkruan Indeksonline.

Në një koncert privat të organizuar nga Anita Haradinaj, Elvana ka dhënë një performancë të mrekullueshme ku ishin të mbledhur disa nga emrat më të njohur të skenës politike dhe muzikore.

Pas kësaj mbrëmje, Elvana ka ndarë disa imazhe në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku edhe ka falënderuar pjesëmarrësit dhe shtetin e Kosovës për dashurinë dhe mirëpritjen.

“Oj kosovë e dashur që me dhuron veç dashni … Fjalimet nuk më mjaftojne për të shprehur mirenjohjen që kam për ju, por mbreme në koncertin për nder të pavarsise, jam ndjere si kurre ndonjëherë, si në shtëpi time..E lumtur për ju të gjithë ju që ishit mbreme të pranishëm në koncert.Mirenjohje për atë që bëri të mundur këtë ngjarje, faleminderit Anita Haradinaj për punën e jashtezakoshme dhe mbështetjen e tyre në realizimin e kësaj ngjarje” ishin fjalët e Elvanës përkrah imazheve./Indeksonline/

