16:21 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nëna turke toruroi foshnjën e saj që kur ishte 1 muajshe sepse nuk e donte

Një nënë është burgosur pasi ajo pranoi se injektoj me zbardhues dhe sapun të lëngshëm vajzën  e saj foshnje, dhe preu atë me thikë, sepse nuk ndjeu aspak dashuri për të.

Elif K. ka shkaktuar thashetheme në qytetin e Stambollit pasi u hetua edhe dy herë më parë nga policia dhe në të dyja rastet u lirua duke u bashkuar me vajzën e saj, Eylul Miray.

Ajo më në fund deklaroi se ka torturuar foshnjën e saj që kur ishte një muajshe, pasi ishte dërguar në spital.

Elif u tha prokurorëve: “Unë nuk mund ta dua vajzën time, prandaj vendosa ta turturoja”.

“Që kur ajo ishte një muajshe injektoja zbardhues dhe sapun të lëngët në veshët, hundën dhe butonin e barkut, derisa ajo filloi të gjakonte. Pastaj e dërgova në spital për t’u trajtuar. Kur e liruan atë në shtëpi, vazhdova ta torturoja. E injektova atë me zbardhues dhe sapun dhe e preva atë me një thikë në kokë, sy, këmbë, krahë dhe gjoks”, ka thënë ajo.

“Kur ajo ishte në spital, injektova sapun të lëngshëm nga spitali në venat e saj. Gjithashtu injektoja zbardhjen në shtëpi në venat e saj. ‘

Elif, e cili jetonte me bashkëshortin e saj Eray K. dhe tre fëmijët e tyre në lagjen Avcilar të Stambollit, fillimisht u bë e dyshimt kur Eylul vazhdonte të sëmurej.

Babai i saj e çoi atë te një mjek pasi ajo filloi të rrjedh gjak nga veshët dhe kërthiza e barkut, si dhe që kishte plagë në të gjithë trupin e saj. Megjithatë, mjeku nuk ishte në gjendje të diagnostikonte problemin.

Kur gjendja e saj u përkeqësua, fëmija atëherë nëntë muajsh u nxitua në Spitalin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Stambollit.

Pas diagnostikimit të saj me një kafkë të thyer, si dhe gërvishtjet dhe plagët në të gjithë trupin e saj, mjekët dyshuan dhe kontaktuan policinë që nisi një hetim.

Elif u arrestua dhe u mor në pyetje, por më vonë u lirua pasi bindi policët për pafajësinë e saj.

Shëndeti i Eylul vazhdoi të përkeqësohet dhe ajo u pranua përsëri në spital në gusht të vitit të kaluar. Elifin e morën edhe kësaj radhe policia në pyetje për herë të dytë, por më vonë është liruar pasi nuk kishte dëshmi.

Kur fëmija u dërgua në spital për të tretën herë, në spitalin Kanuni Sultan Suleyman, mjekët refuzuan të lejonin që Elif të hynte me fëmijën e saj dhe foshnja filloi të shërohej.

Ndërsa dyshimet për të u rritën, Elif hyri u dorëzua në një stacion policie dhe bëri një rrëfim të plotë, duke treguar gjithcka që i kishte bërë foshnjës së saj.

Elif tashmë është shfaqur në gjykatë ku është shpallur fajtor për torturimin e fëmijës së saj dhe dërguar në burg. Një seancë tjetër do të mbahet për të përcaktuar dënimin e saj.

Eylul tani jeton në kujdesin e babait të saj Eray dhe thuhet se po fillon të rimarrë shëndetin e saj./Indeksonline/