Perez nxjerrë në shitje futbollistin më të shtrenjtë
Florentino Perez, ka vendosur të shesë sulmuesin uellsian Gareth Bale.
Sipas “Tele Madrid”, presidenti i “Los Blancos” ka vendosur që çmimi për të lënë të lirë sulmuesin 29-vjeçar është 150 milionë euro.
Lojtari ndodhet në Madrid që prej vitit 2013 dhe në 145 ndeshje ka realizuar 76 gola.
Edhe pse ky pritej të ishte sezoni i rilindjes për Bale, pas largimit të Ronaldos, kjo gjë nuk ndodhi.
Lojtari është lënë shpesh në stol, ndaj pritet që të largohet nga Madridi në merkaton e verës.
Manchester United dhe Juventus dhe Milan janë tri ekipet kandidate për ta marrë lojtarin uellsian. /IndeksOnline/