Policia e Kosovës me dy aksione në Klinë, konfiskon arsenal armësh
Në qytetin e Klinës janë realizuar dy aksione nga Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit të zhvilluar mbrëmë dhe në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë konfiskuar disa armë zjarri, përcjellë Indeksonline.
Këto armë janë prezantuar nga Komandanti i Stacionit Policor në Klinë, Rexhë Berisha.
Përveç armëve të gjata, janë kapur edhe revole si dhe janë konfiskuar qindra plumba./Indeksonline/


