75 Mall Live Search
17:21 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Capello kritikon Bonuccin: Është mësuar keq në Itali, rrëzohet vetëm me përkëdhelje

Fabio Capello është nga ata persona që i thotë gjithmonë ato që mendon. Në komentin e pas ndeshjes mes Atletiko Madridit dhe Juventusit, tekniku italian për “Sky Sport” ka kritikuar Leonardo Bonuçin për shkak të veprimit që ai bëri kur spanjollët shënuan.

“Në Itali i kemi mësuar keq. Sapo të përkëdhelin bie në tokë dhe të vërshëllejnë faull. Bonuccin vetëm sa e prekën pak, u hodh menjëherë dhe ky ishte rezultati. Qartësisht nuk ishte faull.” ishin fjalët e Capellos.

Kujtojmë se mbrojtësi u rrëzua pas kontaktit te goli i Gimene i cili dërgoi topin në rrjetë. Pamjet kanë kapur edhe një plan tjetër të faullit.

Bonuci on Vidnews.