Aro Muriq dhe të tjerët, Guardiola tregon se kush do të luaj ndaj Chelseat
Pep Guardiola ka treguar të rejat e fundit para finales së vikendit ndaj Chelseat në EFL Cup. Pep ka lënë të kuptohet se Aro Muriq do të jetë titullar te City për këtë ndeshje.
Ai ka deklaruar se Muriq ka qenë fantastik deri më tani dhe se është portieri i parë i skuadrës në këtë kompeticion.
Trajneri spanjoll ka thënë se mbeten në dyshim paraqitjet e Mendy, Jesus e Stones për këtë ndeshje për shkak të lëndimeve.
Poashtu, është konfirmuar rikthimi i Deplh në skuadër, ndërsa Kompany do të rikthehet gjatë javës së ardhshme./Indeksonline/