75 Mall Live Search
20:46 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Beqiri, Thaçit: Bëre veprim të ulët që largove logon e Rugovës

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, njëherësh deputeti i kësaj partie, Ismet Beqiri ka reaguar ndaj veprimit të presidentit, Hashim Thaçi, i cili largoi logon e ‘Dardanisë’ nga Presidenca.

Sipas tij, kjo logo është historika e Republikës së Kosovës.

“Largimi i Llogos me Flamurin Dardan nga Dekoratat, Mirënjohjet, është veprim më se i ulët nga Hashim Thaçi. Kot e ke, Presidenti Historik i Kosovës. Ibrahim Rugova dhe Flamuri Dardan janë vet Historia jonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Indeksonline raportoi sot rreth këtij hulumtimi.

Presidenti Thaçi largon nga dekoratat vulën presidenciale të trashëguar nga Ibrahim Rugova