75 Mall Live Search
10:33 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Elvana Gjata me dedikim dashurie: Sa shumë të paskam dashtë!

Pas një pauze disa mujore, këngëtarja shqiptare iu rikthye sërish publikut të saj, madje këtë e bëri pikërisht në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku artistja dhuroi një koncert fantastik në Prishtinë.

Por, duket se Elvana po vjen edhe me një projekt të ri muzikor.

Të paktën kështu nënkuptohet një postimi i saj në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në një instastory pa dhënë shumë detaje ajo ka bërë një dedikim dashurie, duke supozuar që mund të jetë titulli i këngës së re.

“Sa shumë të paskam dash”, ka shkruar ajo./Indeksonline/