75 Mall Live Search
17:57 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shiu artificial po përdoret për të luftuar ndotjen

Ushtria e Indonezisë po përdorë aeroplanët ushtarakë për të krijuar shi artificial.

Këtë po e bëjnë për të luftuar ndotjen, pasi që smogu që është shkaktuar nga zjarrët po bënë që shkollat të mbyllen në ishullin e Sumatrës.

“Aeroplani mund të mbajë tonelata kripë për t’u përdorur në mbjelljen e reve” u shprehë kreu I agjencisë për mbrojtjen civile, Edwar Sanger.

Dukshmëria në qarkun Rupat ishte më e ulët se 100 metra.

Zjarret në pyjet çdo vit janë rrezik për Indonezinë. Ato po krijojnë mjegulla dhe ndotja e ajrit është në nivel të lartë./Indeksonline/